Kohės i ndez buzėt

Intervista- interviews

Home
Vlerėsimet - Evaluations
Botimet Oaz
Fragmente nga librat - Fragments from the books
Intervista- interviews
Contact Me
Family Photo Album

Intervistė

 

 

Njė shoqėri, e cila nuk administron trurin dhe shpėrthimet e tij progresive vonon dhe stacionon ecjen

 

 

inter.jpg

Me Kryetarin e Lidhjes sė Krijuesve “Pegasi”Albania, me qendėr nė Gjirokastėr shkrimtarin dhe poetin Kristaq F. Shabani, Anėtar i  Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, Anėtar dhe Anėtar Nderi i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve Ndėrkombėtarė I.W.A (me qendėr nė Ohajo SHBA), Anėtar i Lidhjes sė Poetėve Bashkėkohorė W.P.S  si dhe Anėtar Nderi i Lidhjes  “XASTERON Athinė (GREQI).

 

Shpesh, kur kthehemi nė retrospektivė pyesim veten: “Si erdhėm deri kėtu?”. Edhe ju natyrisht e respektoni kėtė pyetje.

 

Kjo pyetje ėshtė e natyrshme. “Pegasi” erdhi deri kėtu, duke fluturuar poetikisht dhe ēuditėrisht, falė aftėsive tė tij, u bė tepėr i njohur. Tashmė nė “qiellin poetik” kjo yllėsi dallohet e konturuar. Nė fillesė ishin vetėm 30 krijues nga Gjirokastra, Tepelena, Pėrmeti, Saranda, madje dhe tė emigruar nė vendet e tjera, kjo pėrcaktoi edhe hapėsirat e shtrirjes. Shumė prej kėtyre krijuesve ishin tė panjohur,  apo tė privuar nga sistemi i mėparshėm, pėr tė interpretuar nė “arenė”, pra,  s’kishte nga ata qė u pėrkėdhelėn e u ledhatuan nga regjimi i mėparshėm dhe qė nuk tė “lėshojnė” rrugėn edhe sot e kėsaj dite, duke mbajtur mbi supe pėrvojėn e tyre shkrimore dhe atė konturim tė krijuar me “model”. Ky situacion  i bėnte kėta pėrfaqėsues tė sė kaluarės  mosbesues me pyetje tė tipit “asgjėsues”, dhe shumė shpejt aktivizuan dyzimin: “kalin fluturues” e quajtėn “kalė tė huazuar”. Por, qė nė fluturimin e parė me “Ylberin e Shpirtit” kėta u thyen dhe kthyen nė ! dhe ?.

Lindjet e reja mezi priten nga shoqėria jonė, e cila ėshtė e mėsuar me metodėn e marrjes nė gojė apo tė thashethemnajės. Edhe lindjet letrare, dikur priteshin me urdhėr. Nė rast se dua unė, ti lind, nė rast se s’dua unė, nuk lejohet as aborti… Edhe sot ka konceptime tė tilla, paēka nga 17 vjetėt e kthesės, apo tė pėrmbysjes, qė nuk e kemi pėrmbysur mirė, pasi vijon “mbretėria e ėmbėl “ e pėrcjellur. Por pėrmbysjet e thella bėhen, kur krijohet mundėsia e re, ndryshimi i bindshėm real dhe krijohet mentaliteti i ri. Shpesh ne na motivojnė edhe “nevrikė”, kur kemi njė qetėsi tė admirueshme.

Njė shoqėri, e cila nuk administron trurin dhe shpėrthimet e tij progresive vonon dhe stacionon ecjen.

“Pegasi” qė tė formonte fizionominė e tij ka zhvilluar veprimtari me nerv, me njė kuadraturė tė larmishme,  me aplikime tė programimeve “ndryshe”, pėr tė hequr “mantelin” e pėrsėritjes, qė tė merrej frymė me bronke reale. Pikėsynimet tona kanė qenė: dalja nė dritė tė ndriēuar, luftė meititetit dhe kopjimit mekanik, zhvillimit tė aftėsisė krijuese nė njė terren dhe mjedis, ku mund tė kėrkosh  me spontaneitet substancėn konkurruese. Nė rast se veprohet brenda guackės, plasin gjithmonė rrjedhojat. Ne u pėrhapėm me arsyetim dhe gjetėm pėrkrahje me krijuesit nė Tepelenė, Pėrmet, Sarandė, Delvinė, Fier,Tiranė e gjetkė, madje dhe jashtė vendit nė Greqi, Itali, Kosovė, Maqedoni, SHBA e tjerė.

Shpesh herė tė merresh me letėrsi tė nofkojnė, tė aludojnė, tė nxjerrin jashtė mode, por pėrvoja jonė tregoi se kur komuniteti letrar pėrpiqet edhe vetė arrin tė administrojė vetveten, ai arrin ato objektiva dhe synime qė kėrkon. Janė rreth 800 libra tė botuara gjatė kėtij 9 vjeēari nga Krijuesit e Lidhjes sonė si dhe rreth 300 veprimtari letrare! “Pegasi” tashmė ėshtė lidhje prezente, reale dhe e provuar pėr intuitėn intelektuale dhe shkrimore qė ka, e provuar dhe nė arenėn ndėrkombėtare, e njohur nė 100 shtete tė Botės, ku “luhet” ndryshe dhe bėhet vlerėsim potent.  Koha po provon edhe tek ne  se lidhjet komunitare tė krijuesve janė vetėvepruese, kanė dėshira tė pėrbashkėta, bėjnė ēudira tė pėrbashkėta, janė vizionare , sepse nė to nuk vendos “diktati”. 

A ka zbulesa poetike?

Zbulesat tona janė tė shumta dhe japim njė shtysė nė zhvillim dhe nė qėndrimet “poetike”, qė mbajmė. Ne kemi lozur njė rol tė pakontestueshėm nė zbulimin e talenteve duke pohuar se, ata, qė e kanė detyrė, tė cilėt paguhen nga shteti s’e marrin kėtė nismė, duke i parė me shikimin e njerkės. Zbulesat tona flasin vetė. Kėshtu p. sh. Shkolla e mesme “Siri Shapllo” Gjirokastėr “mburret” me dy botimet e realizuara prej nesh, Lidhjes “Pegasi”, tė Eruglina Kucit “Fluturoj me pėllumbat” dhe “Shpirti i trazuar” i Bledar Haskės, duke i pasqyruar nė Historikun e saj, si zbulime tė veta! Ne kemi bėrė punė specifike tė talenteve nė Pėrmet  (Kosinė, Ēarēovė) dhe nė qytetin e Pėrmetit, nė Kėlcyrė, nė shkollat e mesme tė Gjirokastrės, nė Universitetin “Eqrem Ēabej”, Delvinė, Fier si dhe jashtė vendit, ku kemi dhe pėrfaqėsues ndėrlidhės tė Pegasit. “Pegasi” tashmė ėshtė bėrė shumė i njohur dhe i propaganduar.

Kemi qenė inicius tė mesazheve tė reja nė substratet tona letrare tė tė gjitha gjinive si dhe historike dhe nė gjitha gjinitė e Artit, duke u pėrplasur dhe me megalomani dhe ngacmime, por qė kėto janė venitur nga ecja jonė. Kėto janė dhėnė nė tė gjithė veprimtarinė tonė kudo ku janė zhvilluar, duke pasur parasysh edhe  shkėmbimin universal tė vlerės.

 

Si paraqitet vlera e botimeve tė krijuesve tė Lidhjes suaj?

 

Nė sferėn e botimit, ndoshta kemi dhėnė leksione pėr redaktime, ngritje tė katedrave tė  botimit dhe tė pėrkthimit, ndėrtimit tė kompozicionit tė jashtėm dhe tė brendshėm tė veprės, pėr ideim natyral kopertinash, pėr cilėsi botimi, pra, pėr seriozitet klas. Kjo duket edhe nė marrėdhėniet e krijuara me Shtėpitė botuese nė vend dhe jashtė vendit: “TOENA”, “MARIN BARLETI”, “ALBIN”, “DITA 2000”, “MĖSONJTORJA”, “JONALDA”, “THAMIRIS”, “RILINDJA” e tjerė si dhe me veprimimin e shtėpisė botuese “Fjalėt e Qiririt” Pėrmet tė botuesit Lumo Kolleshi, aktualisht Sekretari i Pėrgjithshėm i Lidhjes sė Krijuesve “Pegasi” dhe vetė tė angazhimit tė Lidhjes sonė “PEGASI” . Madje, mund tė themi, qė ne kėrkojmė shumė nė titullime tė gjinive e tjera. Kemi redaktorė tashmė tė sprovuar nė Gjirokastėr, Tepelenė, Pėrmet, Fier, Tiranė e tjerė. Kjo ka bėrė atė qė ne tė zbulojmė nė hapėsirėn tonė tė veprimit rreth  150 talente nė letėrsi, tė cilėt kanė guxuar tė dalin me librat e tyre tė parė, ose me libra me poezi tė pėrbashkėta. Duke organizuar kontaktime paraprake, diskutime tė librave para botimit ėshtė bėrė njė punė e organizuar botuese dhe lexuesi ka respektuar prurjet e reja. Kjo ka realizuar edhe atė qė tė bėhet edhe njė lidhje universale me talentet e vendeve tė tjera.

Qė tė dallosh duhet tė jesh i zgjuar dhe tė ecėsh me parashikimin e ardhmėrisė. Si rrjedhojė gjatė  kėsaj veprimtarie  tė shumėanshme, shumėplanshe, publikuese, koordinuese, lidhėsore, tendecioze, bashkėrenduese me forma dhe metoda tė reja tė kohės, duke pėrzgjedhur edhe ato, qė rezistojnė, ėshtė bėrė e mundur zgjerimi dhe ngritja e kėsaj lidhjeje, qė i ngjan njė lėvizjeje tė re, tė madhe tė letėrsisė.

 

Si realizohen botimet? A ėshtė vėnė nė lėvizje sponsorizimi pėr tė ndihmuar botimet?

Truri vijon tė lutet. Njė shoqėri civile ėshtė e civilizuar, nė rast se mundėson nė publikimin e veprave tė inteligjencės sė saj shkrimore, e cila ka aftėsi tė shkruajė kujtesėn historike dhe letrare, pra substancėn reale dhe fantastike tė realitetit, gjendjen e tė dy kahjeve tė saj apo nė polet. Ndaj nė kėtė aspekt nuk kėrkohet  lutėsi, por pėrqėndrim vėmendjeje. S’duhet tė lutet krijuesi, por duhet tė “lutet” biznesmeni. Tek ne ndodh e kundėrta: “Truri vijon tė lutet… pėr tė publikuar veprat”. Megjithatė, nė rrugėn tonė tė krijimit, gjenden dhe biznesmenė tė nivelit, qė ndihmojnė krijuesit, siē ka ndodhur nė Gjirokastėr, Tepelenė, Fier, Delvinė, Athinė, Prizren e ndonjė vend tjetėr. Por ka dhe raste tė premtimeve paradė dhe tė zotimeve hiperbolike…

Por krijuesit pėrpiqen dhe nga fondi i tyre i gjetur me shumė vėshtirėsi  dhe i ekonomizuar botojnė librat nė shtėpi botuese, tė cilat vetėm formalisht quhen tė tilla dhe nuk marrin asnjė pėrgjegjėsi pėr publikim, reklamim apo impulsim tė librave tė autorėve tė talentuar, veēse janė rigoroze nė vjeljen e “shumave totale “ tė botimit, ku pėrftesa ėshtė e mirė nga ana  e tyre... Edhe pse njė autor mund tė botojė 10-15 libra nė njė shtėpi botuese -shtypshkronjė interesi i autorit ėshtė i nėpėrkėmbur, ku nė disa prej kėtyre shtypshkronja- shtėpi botuese ka njerėz , tė cilėt nuk e kanė nivelin pėr tė botuar, pasi u mungon arsimimi e tjerė. Kjo i hap rrugė mediokritetit letrar qė vjen  si rrjedhojė e njė keqtrajtimi botues. Duhet theksuar edhe ajo qė disa prej kėtyre shtėpive botuese kanė rėnė nė dorė tė “njerėzve “, tė cilėt nuk kanė lidhje me Letėrsinė, s’kanė nivelin profesional, veēse kanė logjistikėn. Varfėri e madhe ekziston nė ekspozimin e veprave, nė organizimin e Panaireve tė Librave. Ne nė kėtė kuadėr kemi zhvilluar me sukses Panaire  dhe Ekspoze tė Librit tė autorėve tė Lidhjes sonė “PEGASI”, por edhe tė tė tjerėve,  qė nuk janė anėtarė tė Lidhjes sonė. Njė punė e efektshme ėshtė bėrė dhe nė ekspozimin e librave nė kėto Panaire - Ekspoze tė tė gjithė poetėve dhe shkrimtarėve, tė cilėt kanė lidhėsi dhe bėjnė shkėmbim universal vlerash me Lidhjen tonė si tė krijuesve edhe mjaft prestigjiozė nga Italia, Greqia, SHBA, Brazili, Australia, India, Kina, Japonia, vendet e Evropės Perėndimore e tjera.

 

 

Cilat janė lidhėsitė tuaja me pushtetin vendor?

Pushteti vendor? “Ekziston” thonė pėr krijuesit…. Kjo i ngjason edhe prologut tė pėrrallės “Na ishte, seē na ishte…” Ne  bėjmė pėrēapje, falim dhurata babagjyshėsh dhe ata s’lexojnė dhe thonė se, sa shumė u shtuan  shkrimtarėt. Tashmė secili mund tė shkruaj… e tjera, duke mos u thelluar nė atė qė thonė. Po pushtetarėt, qė drejtojnė u kualifikuan pėr tė ardhur nė pushtet? Ne bėjmė pėrēapje pėr tė dhėnė  tė renė tonė, tė ngrėmė probleme tė ecjes nė substratet tona tė gjinive tė letėrsisė dhe qytetet tona vazhdojnė tė tymta me rrugė tė brendshme fshati, qė lėshojnė vargan lotėsh. Kujdesja  kėrkohet ndaj tė brendshmes, se nuk dihet se ēfarė ndodh! Po tė ndodh gjė do tė thonė: “Ah, ky qytet “tė brendshmet i kishte tė grisura, me arna dhe pa lule!…” Nejse, duhet ta lėshojmė ndonjė buzėqeshje, por deri tani nuk ėshtė asgjė premtuese, pasi nė Lidhjen tonė shumė pak krijues mund tė jenė ndihmuar!… Krijuesi ėshtė njohės i thellė i jetės, ngacmues, i pėlqen estetika, i bėn ēdo gjė pėrshtypje nga tė dy anėt e medaljes, pėrshtypėzohet dhe reagon. Edhe me median elektronike nuk bėhet punė efikase paēka nga tendecioziteti ynė pėr publikim tė veprave tė reja. Nuk ėshtė hapursi duhet rubrika e paraqitjes sė librave tė rinj, apo tė jepen promovimet e bukura tė kėtyre librave.N ėkėtė drejtim mė mirė paraqitet TV “Gjirokastra” dhe Tv e qytetit tė Pėrmetit dhe Fierit. TVSH ėshtė krejt i panjohur pėr ne dhe punėn tonė! Ky ėshtė njė prakticitet i vjetėruar, censurė  e organizaur ndaj autorėve dhe librave tė rinj, autorėve tanė, tė cilėt po tė vihen nė balancim me shumė botime tė tjera edhe nė Metropol, s’dihet se si dilet!. Ėshtė fakt qė librat tanė propagandohen nė Kosovė, Maqedoni, Itali, Geqi dhe e kanė shumė zor kėtė mundėsi nė Shqipėri. Kjo pėr ekzistencė mendėsie… Kujtohen vetėm nė rast evenimente, zgjedhjesh. Pushtetarėt i shikon rrallė ose asnjėherė nė kėto veprimtari letrare tė pėrgatitura me kujdes dhe art dhe ndjekin ato koncerte, apo aktivitete thatėsirė. Njė deputete apo deputet nuk di qė nė Gjirokastėr ekziston njė Lidhje pėrmase, ose e di dhe bėn sikur nuk ka dijeni, qė nė librin e anėtarėsimit tė saj disa shkallėsh ka shumė anėtarė. Pale mandej tė diskutohet pėr ndihmesė a fonde pėr zhvillimin e letėrsisė!… Ndonjeri mund tė tronditet me kėtė numėr kaq tė madh, por nė Lidhjen tonė ėshtė bėrė kategorizimi sipas shkallinės sė ngjitjes dhe autoritetit nė letėrsi: shkrimtarėt, poetėt, fabulistėt dhe artistėt, piktorėt, skulptorėt nė kuptimin vėrtetėsor, real dhe me pėrvojė, qė kanė botuar, reklamuar veprat e tyre nė tė gjithė fushat, ndėrsa talentet  reja, qė janė impulsuar dhe kanė nxjerrė nė dritė veprat etyre, talentet po tė reja, tė cilėt kanė botuar krijimet e tyre dhe janė premtues si dhe nxitja e talenteve tė reja nė shkollat 9 vjeēare tė Rajonit. Pra, kjo ėshtė  njė lėvizje e fuqishme letare , e cila ka njė program tė detajuar, tė programuar. Kėshtu ne mund tė pėrmendim dalje nė dritė tė botimeve tė reja , tė nxitura dhe tė impulsuar nga ne si nė Shkollėn e Mesme nė Libohovė, nė “Bilal Golemi” Kardhiq, nė Lazarat, nė shkollėn e mesme tė pėrgjithshme “Siri Shapllo” Gjirokastėr, nė Lazarat, Universitetin ‘Eqrem Ēabej”, Fakultete tė ndryshme nė Universitetin e Tiranės, apo nė Tepelenė, Pėrmet, Kėlcyrė, Fier, Sarandė, Delvinė,  Prizren e tjerė.

 

Kush ėshtė ajo pjesė e shoqėrisė aktuale qė interesohet pėr Letėrsinė ?

Mė pyesni se kush ėshtė interesuar pėr letėrsinė? Detyrimisht intelektualėt, ata qė janė tė  lidhur me kulturėn, por u mungon ana financiare pėr ta tėrhequr, pasi edhe krijuesi vuan shumė pėr tė “sponsorizuar” vetveten. Njė krijues nga Pėrmeti, poet i njohur, kur i thanė se kush e sponsorizon kėtė libėr. Ai u pėrgjegj ēiltėrsisht: “Vreshti”. Qeshėn me pėrgjigjen e tij, por ishte fakt. Ai kishte njė vresht, i cili atė vit kishte prodhim tė bollshėm.

Krijuesit edhe tė trevės sė Jugut  tė Shqipėrisė dhurojnė librat e tyre nė Bibliotekat e Shtetit. Shteti nuk ėshtė nė gjendje tė blejė libra tė krijuesve tė afirmuar dhe tė talentuar. Ka biblioteka, qė kanė disa vjet, qė mbeten me fondin e dikurshėm! Pse tė ndodhė kjo? Ky ėshtė njė shtet, i cili nuk plotėson sa duhet fondin e tij tė kujtesės! Unė duhet tė flas nė thirroren, qė tashmė ėshtė “hequr”: “Pushtetarė, caktoni fonde pėr tė blerė libra, qė tė pasurohen bibliotekat me fondin libror tė nevojshėm….”

 

Cili ėshtė veprimi gjeografik i “Pegasi”-t

Tashmė ne kemi degėt tona edhe jashtė vendit, tė cilat i pėrmendėm edhe mė lart. Nėpėrmjet gazetės letrare “Pegasi”, e cila  po mbyll vitin e gjashtė tė botimit dhe gazetės tjetėr “Intelekt 2001…” si dhe gazetave tė tjera periodike tė Trevės sė Jugut tė Shqipėrisė, ėshtė  realizuar njė njohje e madhe tė Lidhjes sonė, tė substancave letrare nė tė gjitha gjinitė letrare nga: poezia, novela, skica, tregimi, romani, monografia, epigrami, esse, fabula e tjera. Kryesorja ėshtė se me veprat e autorėve tė “Pegasi”-t tashmė janė njohur edhe lexues nė rang ballkanik si dhe nė SHBA, ku edhe ėshtė organizuar dhe promovim pėr vepra tė krijuesve tanė. Pėrkthyesit tanė kanė pėrkthyer vepra serioze tė shkrimtarėve botėrorė si: Heminguejt, Agath Krist  apo dhe libra tė miqve tanė poetė nga Greqia si vėllimi “Galopimi i kalit bojė blu” tė poetes sė talentuar greke Panajota Zaloni- Hristopullu, apo librit tjetėr tė saj “Paqe… Frikohem…”, njė libėr ky universal pėr prezencėn e poezive nė 12  gjuhė, midis tyre, siē shprehet poetja dhe gjuha e bukur shqipe ka vendin e saj tė merituar (Kėto pėrkthime dhe shqipėrime janė realizuar nga Kristaq F. Shabani dhe Kosta Gaxhoni, filolog); po kėshtu evidente janė pėrkthimet e Murat Memallaj, tentativa tė bukur tė pėrkthimit nga gjuha ruse tė poetit tė madh Esenin te vepra e sukseshme e titulluar “Eseniane” , apo puna e organizuar nga stafi i Lidhjes sonė pėr tė sjellė nė shqip veprėn “Gruaja , tė cilėn dashuroj” tė Poetit rus tė kohės sė sotme Adolf Shvjedēikov tjerė. Tė sukseshme kanė qenė pėrkthimi i organizuar nga njė grup pėrkthyesish tė kryesuar nga Elefter Fotiu tė librit “Seli nė qiej” tė poetit Kristaq F. Shabani, dedikuar ish presidentit tė SHBA, zotit Bill Klinton, libėr ky i kėrkuar dhe i dėrguar nė shumė vende tė botės.  Ėshtė punuar qė shumė libra tė jenė nė Biblioteka tė veēanta tė disa vendeve si Kosovė, Itali, Maqedoni, SHBA, Brazil, Greqi, Angli, Gjermani, Rumani, Spanjė, Australi, Mongoli, Indi e tjerė. e tjerė. E rėndėsishme ėshtė se janė realizuar shumė pėrkthime nė gjuhėt anglisht, italisht, greqisht, rumanisht e tjerė , duke realizuar shkėmbimin universal tė vlerave.

 

Ju e keni zgjeruar hapėsirat tuaja tė krijimtarisė mund tė na bėni njė panoramė tė saj?

Nė kėtė kuadėr njė rol tė veēantė luajnė dhe pėrkthimet. Ju lutem tė mė bėni njė ekspoze tė veprimtarisė suaj.

 

Po i mėshohet fort pėrkthimit tė veprave tė autorėve tė Pegasit, jo vetėm nė vepra tė plota, por edhe me cikle tė veēanta. Njė punė e mirė nė kėtė drejtim ėshtė bėrė me krijimet qė janė dėrguar nė konkurset e Letėrsisė tė zhvilluara me tema tė larmishme nė Greqi e Itali, ku krijuesit e Lidhjes “PEGASI” gjatė ekzistencės sė vetė kanė marrė mjaft ēmime tė para, tė dyta tė treta dhe ēmime speciale. Madje duhet thėnė se nė kėto konkurse janė ballafaquar nė konkurim me poetė tė dimensioneve ballkanike, evropiane edhe botėrorė. Ne jemi fitues edhe tė njė ēmimi tė rėndėsishėm nė Kongresin e e Olimpiadės sė Shkrimtarėve nga gjithė Bota nė vitin 2004, tė organizuara nė Greqi, tė pėrftuar nga poeti ynė i talentuar dhe i njohur, Anėtari i Lidhjes sė Poetėve Bashkėkohorė Petro Dudi, por edhe tė dy ēmimeve tė tjera tė rangut tė lartė. 

Duhet tė theksojmė se gjithė pegaistėt kėrkojnė tė dalin nė det tė hapur pėr shkėmbim universal tė vlerave dhe tendenca jonė kohėt ė fundit ka qenė impulsimi i botimeve nė disa gjuhė, pėrveē gjuhės refrektare mėmėsore shqipe. Kjo ka realizuar qė nė kontaktimet me poetė dhe shkrimtarė tė huaj, nė kontaktet direkte  me ta nė Shqipėri apo nė me lidhjet elektronike kemi arritur qė rreth 25 krijues potentė tė Lidhjes sonė tė fitojnė tė drejtėn e anėtarėsimit nė Lidhjen e Poetėve bashkohorė, ku marrin pjesė 549 poetė nga 83 vende tė Botės(98 prej tyre janė amerikanė) dhe pėr nga numri Shqipėria renditet nė vendin e gjashtė, duke siguruar tė gjitha parametrat. Kėshtu krijohet mundėsia e  rritjes sė njohjes se ē’pėrparime janė arritur nė Letėrsinė dhe Artin  e sotėm botėror dhe ē’vend lozim ne. Po kėshtu ndeshemi me njė konkurrencė tė gjallė dhe efektive. Krijimi, vepra rrit pėrmasat e njohjes dhe tė publikimit, njihet, konkurron, thellohet stili, aftėsia, niveli si dhe pėrsoset mė tej  kontaktimi me rrymat e sotme tė Letėrsisė nga mė prestigjiozet, pasi nė kėto Lidhje poetėsh, shkrimtarėsh, artistėsh merr pjesė “ajka” e pėrfaqėsuesve tė letėrsisė botėrore,  tė cilėt janė tė prirur drejt njė zhvillimi dinamik , elastik tė saj tė madh dhe qė kanė vėnė mundin, djersėn dhe potencialin e vet financiar nė tė mirė tė Letėrsisė dhe Artit. Pėrveē kėsaj Presidenti i Lidhjes ėshtė edhe Anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve Ndėrkombėtarė  mė qendėr nė Ohajo tė SHBA me Presidente tė saj poeten amerikano-braziliane Teresinka Pereira. Po kėshtu tani sė fundi, duke parė se nė shumė lidhje tė pėrmasave botėrore, ku “militojnė” poetė nga shumė vende, ne kemi pėrfaqėsuesit tanė edhe nė lidhjet e krijuara ndėrkombėtare nė SHBA, Brazil, Rumani, Indi e tjerė. Ėshtė njė fluturim i bukur e dinamik  ky yni. Ne nė kėtė aspekt jemi tė parėt qė krijojmė kaq lidhėsi letrare nė Shqipėri. Tė gjithė kėta krijues kanė dėrguar krijimet e tyre tė pėrkthyera nė gjuhėn angleze, ku do tė futen nė antologjitė letrare, sipas radhės alfabetike qė do tė fillojnė tė dalin kėtė vit. Duhet tė theksojmė se pjesėmarrja nė kėto Antologji ka qenė edhe mė parė si nė antologjitė e dala nė Greqi “Nė flakėn e krijimit”, tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Poetėve “Zbardhėsi - Zaloni” Greqi. Pjesėmarrje e madhe me krijime tė botuara nė revistat letrare si “Keleno” Greqi,  “POMEZIA NOTIZIA”, “Rassegna Internazionale di Pittura” (Citta’ Di Mottola, ITALI), “Pensa a qui” Brazil etjerė  apo lidhėsitė me revistėn moderne letrare “Anterem” Itali, “Zėri i Salaminės” i poetit Dinos Kubatis e tjerė, kanė rritur pėrgjegjėsinė e krijimit dhe tė konkurrimit si dhe pėrmasat e sadisfaksionit shpirtėror poetik. Duhet theksuar se nė kėto revista janė prezantuar dhe ekspozuar librat tanė tė botuar, janė bėrė zbėrthime analitike pėr subjektin e veprave ndėrsjelltas, pasi edhe ne kemi realizuar pėrkthime nė shqip tė rreth 250 poetėve nga gjithė bota, ku shumica e tyre ėshtė ekspozuar dhe publikuar nė gazetėn tonė letrare, dhe tani sė fundi nė revistėn tonė modeste “PEGASI” , organ i letrar i Lidhjes sonė

Kemi zgjeruar lidhjet dhe po krijojmė mundėsinė pėr tė marrė pjesė nė mjaft konkurse qė zhvillohen kėtė vit nė Itali  nga: L’ACCADEMMIA INTERNAZIONALE ”IL CONVIVIO”, CIRCOLO CULTURALE “IL SOFFIO”, A.L.I..A.S. Australi, Lidhja e Festivalit Ndėrkombėtar tė Poetėve e tjerė. Po kėshtu kėtė vit shumė poetė e sidomos mė kryesorėt janė futur nė shumė antologji deri nė SHBA dhe Franca e tjerė. Karakteristike ėshtė se ne kemi lidhėsi edhe me pėrfaqėsues tipikė tė letėrsisė eksperimentale apo paradoksale. Ky ėshtė njė sukses qė na bėn tė jemi  edhe mė tė vėmendshėm.

 

Keni lidhėsi me simotra nė Ballkan e mė gjerė?

 

Ne kemi lidhėsi me shumė simotra dhe me personalitete tė shquara tė letėrsisė nė disa vende. Kėtė mund ta shprehim me Kosovėn, por efektprurėse kanė qenė lidhjet me simotrat nė Greqi, ku kemi njė angazhim disavjeēar dhe madje  shumė nga librat tanė janė propaganduar nė organe tė Lidhjeve simotra si revista tremujore “KELENO”, janė botuar fragmente, shėnime tona kritike pėr librat e autorėve grekė, janė realizuar pėrkthime tė kėtyre autorėve, tė cilat janė botuar nė gazetėn tonė. Lidhja e Krijuesve grekė, qė publikon edhe revistėn “Keleno”, sė bashku me disa simotra tė tjera organizuan nė Athinė Kongresin “Olimpiada e Shkrimtarėve” Athina 2004, ku ishte ftuar edhe delegacioni i Lidhjes sė Krijuesve “Pegasi” Gjirokastėr, ku ishte planifikuar edhe  njė kumtim prej 15’ pėr zhvillimin e Letėrsisė shqipe, ku unė isha planifikuar nė drejtimin e Kongresit.

Duhet theksuar se kėtė vit krijuesit tanė konkuruan me dinjitet dhe u ēmuan pėr veprat e tyre konkuruese me ēmime. Ky ishte njė sukses i plotė. Lidhjet midis Lidhjeve simotra nuk janė vetėm nė plan bilateral, por edhe me Lidhje tė tjera nė Botė, po kėshtu funksionon edhe lidhja midis Krijuesve kudo qė ndodhen, tė cilėt shkėmbejnė librat e tyre, dėrgojnė mesazhe e pėrkthejnė njėri – tjetrin.

Njė sukses kėtė vit patėn krijuesit e Pėrmetit, qė botuan krijimet e tyre nė Itali. Kjo vjen edhe si rrjedhojė e punės sė mirė botuese me rreth 60 tituj tė shtėpisė botuese “Fjalėt e Qiririt”. Pėr tė realizuar kėtė dinamikė Lidhja ėshtė kthyer nė veprimtari  njė lidhje panballkanike, por thelbėsore ėshtė se krijuesit zhvillojnė kudo qė ndodhen veprimtari individuale poetike, botuese, promovuese e tjerė.

Pėr tė drejtuar lidhjen tashmė ka dhe njė N/Kryetar nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Greqi, Itali. Pėrveē kėsaj nė lidhje janė anėtarėsuar dhe krijues me shtetėsi tė huaj, tė cilėt lozin njė rol tė madh nė shkėmbimin universal tė vlerave dhe si tė gjithė anėtarėt kanė kartė identiteti shqip ( anglisht). Po kėshtu Lidhja jonė ka flamurin e saj, simbol i komunitetit tonė tė madh letrar. Lidhja jonė, parasėgjithash, ka vlerėsuar edhe veprimtarinė e shkėmbimit universal tė shumė poetėve tė njohur nga Bota , tė cilėt janė nderuar me stimulin e madh “ANĖTAR NDERI I LIDHJES “PEGASI” ALBANIA”, midis tė cilėve edhe  shkrimtari i madh  i shquar me origjinė gjirokastrite Ismail Kadare.   

 

Ē’keni bėrė pėr institucionalizimin e Lidhjes suaj?

Lidhja e Krijuesve “Pegasi” Gjirokastėr” ėshtė njė lidhje krijuesish, e cila e ka ngritur nivelin e saj nga viti nė vit, ėshtė institucionalizuar dhe ka funksionim sipas programit dhe statutit tė saj. Mė 15 janar 2005 ėshtė zhvilluar Konferenca e Lidhjes , e cila zgjodhi organet e saj drejtuese, krijoi njė  strukturė dinamike pėr tė realizuar programin e saj dhe pėr tė harmonizuar punėn nė tė gjithė gamėn e veprimtarisė sė saj krijuese, promovuese, pėrkthyese dhe shkėmbim vlerash. Ne do tė vijojmė pėr t’i bėrė sa mė funksionalė elementėt e ndryshėm tė Lidhjes. Edhe nė vendet qė nuk kemi Degė, ne zhvillojmė veprimtari pėr tė bėrė tė njohur punėn dhe veprimtarinė shkrimore, duke dhėnė njė kontribut tė madh nė Letėrsinė shqipe.

 

 Ē’lidhėsi keni me Lidhjen e Shkrimtarėvedhe Artistėve tė Shqipėrisė?

Kemi njė Lidhje tė heshtur pa ngacmime me Lidhjen e Shkrimtarėve, pasi nėj pakicė jona ėshtė dhe anėtare  e saj, por kemi shumė ndryshime me tė.  Megjithatė dirigjenti ka shkop dhe dirigjon. Ne kemi konceptime tė tjera, qė burojnė nga dimensionet tona dhe qėndrimet tona si krijues tė lirė tė Shoqėrisė civile dhe jo tė ndėrvarur nga idetė dhe ngjyrimet. Ne krijuesit jemi krijues “pa pushtet” nė aspektin institucional, por kemi pushtet shumė tė madh nė hapėsirėn shkrimore e krijimore. Ne kemi shpėtuar nga pozicionet revoltues pėr tė gjithė kėtė prurje letrare, duke u shkėputur nga mendėsia arkaike “jo tė gjithė bėhen poetė dhe shkrimtarė”.  Ne kemi njė koncept tjetėr: “Tė gjithė kanė hapėsirė pėr tė shkruar dhe Koha tė sit dhe pėrzgjedh precipitatin…”

Duhet thėnė se njė pjesė e krijuesve tanė janė edhe anėtarė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, duke filluar  qė nga unė. Ne, qysh nė krijim, vendosėm lidhje me Lidhjen e Shkrimtarėve, kur ishte nė krye tė saj poeti Xhevahir Spahiu, por kjo lidhje u fik vetėm me njė njohje tė pėrciptė. Ne tentuam mė vonė nė “kohėn” e Limos Dizdarit, duke organizuar disa veprimtari tė pėrbashkėta si “Lulet e Verės” nė Pėrmet, por koncepti i kryesuesve tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė ka qenė i kundėrt me tonin dhe ne shumė herė kėtė Lidhje e shihnim dhe e shohim si ineksistente, e cila ka nevojė tė reformohet nė mendim dhe nė organizim, pasi ėshtė prezente forma e vjetėruar, ndėrsa ne jemi pėrfaqėsues tipikė tė krijuesve tė dalė nga njė Shoqėri civile e emancipuar dhe me ide progresiste. I njėjti tipizim edhe me Degėn e kėsaj Lidhjeje nė Gjirokastėr, e cila ėshtė nė ineksistencė tė plotė, paēka nga njė zgjedhje jo funksionale e bėrė para disa vitėsh.

Lidhja e Krijuesve “Pegasi” ėshtė plot vitalitet dhe do ta zgjerojė hapėsirėn e saj nė tė ardhmen mė shumė. 

 

A mund tė na pėrmendni disa krijues , tė cilėt kanė bėrė emėr ?

Poetėt dhe shkrimtarėt janė tė shumtė, por gjithmonė ekziston dhe veēimi,  i cili krijon dallimin. Unė mund tė pėrmend disa prej syresh si:  Petro Dudi (Tiranė), Sazan Gjomema (Tiranė- Athinė), Izet  Ēulli (Tepelenė), Novruz Shehu (Tiranė), Dino Ēiēo (Gjirokastėr), Jorgo Telo (Gjirokastėr) , Lumo Kolleshi(Pėrmet), Agron Shele(Pėrmet), Riza Lahi (Tiranė), Dhimitėr Miti (Pėrmet), Aleksandra Shabani (Gjirokastėr),  Mirela Dudi(Gjirokastėr), Majlinda Rama(Fier), Haxhi Kalluci (Fier), Iljaz Bobaj (Delvinė, Korinth),  Muharrem Gashi (Prizren), Elona Gashi (Prizren), Murat Memallaj (Gjirokastėr) , Yllka Ponde, Osman Buzo (Gjirokastėr), Dashamir Malo (Sarandė),  Fran Uckama (Fier), Luan Meta (Tepelenė), Ēerēiz Myftari (Memaliaj), Ligor Shyti (Pėrmet), Hadėr Mevlani (Gjirokastėr), Fejzi Murati (Kuēovė), Florentina Skendaj (Delvinė) e tjerė. Pėrveē kėsaj duhet pėrmendur se  ėshtė formuar njė  brez i ri talentesh , tė cilėt janė mjaft premtues pėr tė ardhmen. Mund tė veēojmė: Besa Avdiu (Tiranė), Matilda Tare (Gjirokastėr), Luljeta Xhaxhiu (Gjirokastėr), Elefteria Kallojeri (Gjirokastėr), Spartak Proda (Delvinė), Anila Kruti dhe Anila Mihali (Pėrmet), Elidjona Shukollari (Tiranė),Theodhori Nikolla (Gjirokastėr), Andromaqi Pulla (Athinė), Silvana Hazati (Gjirokastėr),  Laureta Sahitaj  (Prizren), Mimoza Llavdaniti (Gjirokastėr), Alketra Ponde (Gjirokastėr). Nė kėtė kuadėr ne nuk mund tė lėmė pa pėrmendur edhe artistėt, piktorėt dhe skulptorėt, kompozitorėt, qė janė tė shumtė dhe mjaft tė talentuar pėr tė cilėt duhet tė jepet njė intervistė tjetėr. Kryesorja ėshtė se lėvizja jonė letrare: “Pėr njė lėvizje letrare  dhe kulturore ndryshe” e hedhur qysh nė vitin 1998, mė 23.07., kur ne u miratuam  fillimisht si njė Shoqatė Letrare me vendimin Nr. 661 nga Gjykata e Faktit nė Gjirokastėr, ėshtė vepruese,  aktive dhe e pamohueshme.

 

Cilat janė objeksionet tuaja nė  tė ardhmen?

 

Shkurt: Ne duam tė organizojmė kėtu nė Gjirokastėr, nė kėtė qytet magjik e tė ēudimtė njė kuvend tė madh me pjesėmarrje tė poetėve dhe shkrimtarėve nga Bota, tė cilėt nė sajė tė punės sonė ka shprehur dėshirėn e madhe tė realizohet  njė i tillė nė Shqipėri. Do tė jetė dhe njė manifestim i madh letrar, por njėkohėsisht njohje me mjedisin e virgjėrt tė Shqipėrisė sė Jugut. Gjithashtu nė kėtė vit do tė organizojmė edhe Konkursin e Parė INTERNACIONAL “PEGASI  2007” si dhe nė vitin 2008 do tė botojmė Antologjinė e poetėve tė talentuar tė “Pegasi”- t dhe tė Miqve tanė nga gjithė Bota. Vetėkuptohet edhe kjo e pėrzgjedhur.

Me kėtė rast doja tė falenderoja nė emėr tė Lidhjes, nėpėrmjet gazetės suaj tė nderuar, nė mėnyrė tė veēantė, tė gjithė ata qė e kanė ndihmuar Lidhjen e Krijuesve “PEGASI” pėr ecjen e saj: Panajota Zaloni- Hristopulu (Greqi), Dino Kubatis, Aristidh Kolja Greqi (pas vdekjes), Teresinka Pereira (SHBA), Dimitris Kraniotis (Greqi), Domenicco Defelice (Itali), Zaharula Gaitanaki (Greqi),Adriana Kless (Brazil),  Dr. Ramadan Sinani.(Maqedoni), Papa Antonio Bellushi (Itali), Prof. Qemal Murati (Maqedoni), Punonjėsit shkencorė tė  Institutit Albanologjik Prishtinė (Kosovė): Sadri Fetiu, Zymer Neziri, Rustem Berisha, Emin Kabashi, poetin Kadrush Radogoshi, Din Mehmeti, Albert Shala (Gjakovė, Kosovė), poeten Mimoza Ahmeti,  shkrimtarin Pjetėr Arbnori (pas vdekjes), Vasiliki Kalahani(Greqi), Jose Roberto Seki (Brazil), Dorin Popa (Rumani), Fiorentin Skamarache (SHBA, Beniamin Yzon (SHBA), Antoneta Mosela, Flavia Lepre(ITALI), Maria Hamilton (SHBA), Hadaa Sendoo (Mongoli), Tholana Ashok (Indi), Giova Lombardi (Australi), Dew Bhardwaj (Indi) , Adolf Shvedchiov (Rusi-Los Anxhelos), Alexander Cang (Kinė) tė cilėt kanė impulsuar dhe kanė propaganduar veprimtarinė shumėplanshe tė Lidhjes sonė. 

Zoti Kristaq ju faleminderit pėr intervistėn .

Intervistoi: Jonida Nika

 

joni.jpg
Jonida Nika, publiciste